Ish-mësuesi i shkollës fillore, Jeff Horn ka befasuar kampionin Manny Pacquiao.

Me vendim unanim të gjyqtarëve, filipinasi ka humbur titullin e kampionit botëror WBO.


Tre gjyqtarët e boksit i dhanë fitoren 29-vjeçarit australian, i cili triumfoi në saje të rezultatit 117-111, 115-113, 115-113, transmeton Telegrafi.

"Ky është vendimi i gjyqtarëve. Unë e respektoj këtë", tha 38-vjeçari Pacquiao.

Filipinezi, kampion botëror me tetë tituj, tashmë ka humbur katër nga nëntë luftërat e fundit.

Horn, 29 vjeçar në këtë formë ka arritur kuotën e 17 fitoreve dhe ka vetëm një humbje në karrierë. /Telegrafi/

telegrafi sport app