Manifesta në Prishtinë deri më tani ka shënuar mbi 35 mijë vizita
Manifesta 14 Prishtina ka patur një nisje të shkëlqyer me vlerësime të shumta nga mediat vendase dhe ndërkombëtare!
Edicioni i 14-të i Manifesta hapi dyert para një muaj, e prej atëherë reagimi i mediave vendase dhe ndërkombëtare, i vizitorëve ndërkombëtarë dhe i banorëve të Prishtinës ka qenë i jashtëzakonshëm.
Numri i vizitave të Manifesta 14 tashmë ka arritur në mbi 35,000, ku përfshihet edhe një vizitë nga këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa, e cila gjatë vizitës së qytetit të saj, po ashtu vizitoi disa nga hapësirat tona.

Programi i Manifesta 14 vijon mes ekspozitave dhe ndërhyrjeve artistike në të gjitha hapësirat e bienales, prej të martës në të diel, duke nisur prej orës 10:00 deri më 20:00.
Gjithashtu, ka njoftuar eventin e parë të 'Manifesta Nights' në bashkëpunim me kolektivin Hyjneshat, që do të mbahet më 26 gusht në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve. /Telegrafi/








































