Fifi vazhdon të sjell projekte unike për të gjithë fansat e saj.

Së fundmi ajo në platformat digjitale ka lansuar projektin "Maniak i dhimbjes", që kishte gjithsej dy këngë.


Edhe klipi për prodhimtarinë muzikore nuk mungoi, ku ajo shfaqej në krah me një model.

E njëjta në kanalin YouTube ka arritur mbi një milion klikime, tre ditë pas shpërndarjes.

Teksti ishte shkruar nga vet artistja, që në thelb kishte vuajtjen e saj nga dashuria që ka.

Për instrumental është përkujdesur Çelik Lipa, ndërsa interpretimi i vargjeve nga Fifi ishte i mrekullueshëm. /Telegrafi/