Telegrafi

Mandzukic refuzon skuadrat angleze

Sulmuesi kroat Mario Mandzukic dëshiron qëndrimin në Serie A përkundër interesimit nga klubet e Premier Ligës, raporton Goal.

Chelsea dhe Tottenhami janë të interesuara për shërbimet e kroatit, i cili e ndihmoi Juventusin të shpallet kampion në sezonin e tij të parë në Serie A, transmeton Koha.net.

Që nga transferimi i tij nga Atletico Madridi ai ka shënuar 13 gola në të gjitha garat me Juventusin.

“Jam shumë i lumtur këtu dhe ndihem i veçantë. Kam qenë i pafat me lëndimet, por tani ndihem shumë mirë dhe kjo është arsyeja që jam i lumtur këtu”.

“Dua të qëndroj këtu, 100 për qind. Jam i lumtur te Juventusi dhe mund të bëjmë edhe më mirë në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Mandzukic për Sportske Novosti. /Telegrafi/