Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic mund të largohet nga Juventusi qysh në afatin kalimtar të janarit.

Edhe pse po kalon nëpër një formë mjaftë të lartë, Juventus mund ta pranojë ofertën e ardhur në zyrat e saj për kroatin.


Është skuadra kineze Tianjin Quanjin që ka ofruar rreth 30 milionë euro për transferimin e Mandzukicit në kampionatin kinez.

Kroati ka të gatshme një kontratë tri vjeçare me rreth nëntë milionë euro në stinor.

Mbetet të shihet nëse ish-anëtari i Bayern Munich dhe Atletico Madrid do të pranojë transferimin në Kinë.

Kujtojmë që 30 vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2019. /Telegrafi/

telegrafi sport app