LAJMI I FUNDIT:

Mancini beson në pozitën e tretë

Mancini beson në pozitën e tretë

Edhe pse momentalisht ndodhen tetë pikë mbrapa Romës, trajneri i Interit Roberto Mancini beson në pozitën e tretë.

Inter sonte do ta luaj ndeshjen ndaj Palermos, ku me një fitore eventuale afrohen në tri pikë ndaj Romës.

Kështu trajneri i Interit i ka bërë llogaritë për pozitën e tretë, pozitë që i dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Nëse fitojmë ndaj Palermos afrohemi në pesë pikë ndaj Romës, dhe pas dy javëve do të takohemi me ta në Olimpico”.


“Pozita e tretë është e mundshme dhe ne besojmë ende në të. Gjithçka varet nga ne”, deklaroi Mancini.

Në fund Allegri ka folur edhe për disa lojtarë që do të pushojnë. “Eder është i lodhur dhe do të pushojë në këtë takim. Murillo vazhdon të ketë një problem fizik dhe nuk do të luaj, ndërsa Kondogbia është mirë dhe do të luajë”, tha Mancini. /Telegrafi/