LAJMI I FUNDIT:

Manchester Unitedi tani konsideron shitjen e Pogbas

Manchester Unitedi tani konsideron shitjen e Pogbas

Klubi anglez, Manchester United është i gatshëm të shqyrtojë ofertat për mesfushorin francez, Paul Pogba, që vijnë gjatë afatit të janarit.

Pa kontratë në qershor, Pogba ka një marrëveshje të re në tavolinë nga Unitedi, por deri më tani ka refuzuar të marrë në konsideratë çdo lloj negocimi.

Në vend të kësaj, nga 1 janari, mesfushori do të jetë i lirë të diskutojë kushtet e para-kontratës me çdo klub tjetër.


Pogba mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit tek Manchester United
Lexo po ashtu Pogba mund ta ketë luajtur ndeshjen e fundit tek Manchester United

Kështu, largimi i ish-yllit të Juventusit nga Old Trafford duket i pashmangshëm.

Sipas mediumit ESPN, bordi i Unitedi nuk e ka përjashtuar mundësinë e shitjes së Pogbas në javët e ardhshme në vend që ta humbasë atë falas në verë.

Real Madridi, Juventusi, Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë të gjitha aktualisht në kontakt me agjentin e Pogbas, Mino Raiola. /Telegrafi/