Manchester United barazon me Real Sociedad, kalon tutje fal fitores në ndeshjen e parë

Manchester United ka barazuar në shtëpi me Real Sociedadin me rezultat 0-0 në ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës.
“Djajtë e Kuq” kanë kaluar tutje fal fitores së madhe me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë.
Sociedad e nisi mirë takimin, duke fituar penallti në minutën e 13-të.
Mikel Oyarzabal mori përgjegjësinë të gjuajë nga pika e bardhë, por që goditi jashtë portës.
https://twitter.com/DamnStraightFam/status/1365032866141376515
United kishte raste të mira në pjesën e parë me Anthony Martial, Bruno Fernades dhe Daniel James, por pa sukses.
Në pjesën e dytë United gjeti goli në minutën e 63-të me Axel Tuanzebe, por që u anulua nga VAR .
Rastin e fundit në ndeshjen e kishte Martial, por nuk shënoi.
Më këtë barazim, United kalon tutje me shumë lehtësi pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/




















































