LAJMI I FUNDIT:

Manchester City përgatitet për transferimin e talentit argjentinas, por ai preferon Barcelonën

Manchester City përgatitet për transferimin e talentit argjentinas, por ai preferon Barcelonën

Talenti argjentinas Claudio Echeverri, ka qenë njëri nga lojtarët më të përfolur në botën e futbollit gjatë muajve të fundit.

Ai ka pasur një kampanjë të suksesshme në Kupën e Botës për grupmoshat U17 me kombëtaren e Argjentinës, dhe më herët gjatë kësaj jave ai ka pranuar se qëllimi i tij është të largohet nga River Plate, kur kontrata e tij të skadojë në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Njëra ndër klubet më të interesuara për shërbimet e tij ishte dhe Barcelona, vetëm për faktin se ai mund të transferohet me një çmim më të ulët dhe kjo i ka bërë drejtuesit e klubit blaugran që të tentojnë transferimin e tij.


Man City synon afrimin e 'Lionel Messit të ardhshëm' pasi klauzola e lirimit ndez panik
Lexo po ashtu Man City synon afrimin e 'Lionel Messit të ardhshëm' pasi klauzola e lirimit ndez panik

Mirëpo, sipas raportimeve të fundit Manchester City të cilët sapo kanë fituar Kupën e Botës për Klube, janë bërë gati për të aktivizuar klauzolën e tij të lirimit prej 25 milionë eurove tek River Plate.

Problemet e mëdha financiare në të cilat është duke kaluar për momentin Barcelona, e bëjnë të pamundur që ata të përballojnë këtë shumë dhe në vend të kësaj do të preferonin që të prisnin deri në verë, për ta marrë me çmim më të ulët.

Barcelona mund ta shfrytëzojë në avantazhin e saj dëshirën që Echeverri ka për t’iu bashkuar atyre, andaj gara për shërbimet e tij mbetet e hapur.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje konkrete as nga Barcelona e as nga Manchester City, prandaj mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat pas hapjes së afatit kalimtar në janar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Real Madrid dhe PSG kontaktojnë agjentin Mendes – ylli i Barcelonës temë diskutimi

Ndërkombëtare
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Shumë zhgënjim me yjet e ekipet - Milani do t'i shes në verë tre lojtarët kryesorë

Serie A
Kalo në kategori