Mançevski: Do të zgjidhet statusi i rreth 1.600 personave të cilët rrinë në shtëpi, ndërkaq marrin rrogë

Prej 1 qershorit të këtij viti deri më sot nga ana e Qeverisë së re gjithsejt janë punësuar 96 persona në të gjitha institucionet. Prej tyre, 32 janë këshilltarë të posaçëm të kabineteve të minsitrive, ndërsa 26 persona janë angazhuar në Qeveri si këshilltarë të kryeminsitrit, nënpunës kabinetesh të ministrave pa resor dhe persona për marrëdhënie me opinionin, saktësoi minsitri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në konferencën e sotme për shtyp, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Theksoi se prej 1 qershorit të këtij viti deri më 25 korrik përmes njësive të vetëqeverisjes lokale janë punësuar mbi 300 persona.
“Pjesa më e madhe e komunave janë nën kontroll të partisë më të madhe opozitare dhe kjo tregon se çfarë është fama për partizim të ri të administratës”, tha Mançevski.
Theksoi se qeveria e kaluar në periudhën prej shpalljes së zgjedhjeve më 17 tetor të vitit 2016 deri më 31 maj të këtij viti kur u formua Qeveria e re ka angazhuar gjithsejt 7.708 persona edhe pse në pajtim me Kodin zgjedhor dhe Marrëveshjen e Përzhinos nuk ishin të lejuara kurfarë punësime dhe angazhime të personave.
Vetëm më 17 tetor në ditën e shpalljes së zgjedhjeve ishin angazhuar 4.473 persona, ndërsa të tjerët 3.235 persona në ditët kur nuk ekziston kurfarë baze ligjore për angazhime të këtilla.
Nga ky numër më 17 tetor u angazhuan 2.313 persona me kontratë në vepër, marrëveshje autoriale apo kontrata për vullnetarizëm.
Ai paralajmëroi raport të hollësishëm në të cilin do të prezantohen të dhënat dhe theksoi se është në fazë të përpunimit analiza funksionale, e cila pritet të jetë e gatshme deri në fund të vitit, me të cilën do të shihet numri i përgjithshëm i personave të angazhuar në administratën publike dhe do të bëhet riorganizimi. Në pajtim me rekomandimet e kryeminsitrit Zaev, disa nga të punësuarit në administratë publike do të ofrohen në sektorin real në pajtim m nevojat e tyre. Poashtu Mançevski paralajmëroi se do të zgjidhet edhe statusi i reth 1.600 personave të cilët rrinë në shtëpi, ndërkaq marrin rrogë, njofton AIM.
I pyetur se për cilin qëllim në ribalancin e Buxhetit është paraparë rritje e buxhetit të MSHIA-së prej 311 në 440 milionë denarë. mançevski tha se teprica e mjeteve dedikohet për heqjen e takës radiodifuzive dhe shtoi se teknikisht përmes buxhetit të MSHIA-së do të financohet puna e RTVM-së. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

Nga Vulin deri te Brnabiq: Fyerjet ndaj shqiptarëve nga zyrtarë serbë ndër vite

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

KQZ refuzon hapjen e 177 kutive të votimit nga diaspora

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Maqedonci takohet me ambasadorin turk, diskutohet ndërtimi i fabrikës së municionit dhe dronëve

A po mbesin jashtë Kuvendit, Arben Gashi nga LDK dhe Bekim Haxhiu nga PDK?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi