LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Regjistri Qendror i popullsisë do të ndihmojë në pastrimin e Listës zgjedhore

Mançevski: Regjistri Qendror i popullsisë do të ndihmojë në pastrimin e Listës zgjedhore

Regjistri i popullsisë do të jetë mjet e cila do të ndihmoj në zbatimin e regjistrimit, ndërsa të dhënat nga Regjistri Qendro do të shfrytëzohen edhe për pastrimin e Listës zgjedhore.

Regjistri Qendror i popullsisë sot u lëshua për përdorim, ndërsa ndihmon në marrjen e të dhënave për persona fizik dhe shfrytëzimin e tyre nga ana e institucioneve kompetente për nevojat e tyre procedurale administrative.

“Regjistri i popullsisë përmban të dhëna të cilat janë të unifikuar, verifikuar, standardizuar dhe vërtetuar. Në këtë mënyrë, me lëshimin në përdorim të Regjistrit, qytetarët përfundimisht përballen me problemin e të dhënave të ndryshëm në institucione të ndryshme dhe datave bazë”, tha Mançevski.


Ai shtoi se Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë ka sjell shërbim të ri me të cilën mundësohet që të kontrollohen se cilat të dhëna janë të shkruar në Regjistër./Telegrafi/