LAJMI I FUNDIT:

Man Utd vazhdon të ketë prioritet transferimin e De Jong

Man Utd vazhdon të ketë prioritet transferimin e De Jong

Frenkie de Kong vazhdon të jetë një nga emrat më të nxehtë kur flitet për transferime.

Mesfushori holandez ishte kryefjala në afatin kalimtar të verës, por përkundër shumë ofertave ai vendosi të qëndronte te Barcelona.

Por edhe në afatin kalimtar të janarit holandezi pritet të jetë në qendër të vëmendjes, pasi ofertat nuk mungojnë për të.


Gazeta katalunase Sport ka raportuar se Manchester United vazhdon të insistojë për transferimin e holandezit gjatë janarit.

Trajneri Erik ten Hag dëshiron me çdo kusht të bashkohet me mesfushorin me të cilin kishte punuar te Ajax dhe po mundohet ta bind atë të transferohet në Old Traford.

Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë 80 milionë euro shumë që e kërkon Barça për yllin holandez në afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë duhet bindur De Jong të largohet, pasi reprezentuesi holandez ka një pagë prej 18 milionë eurove që nuk është në gjendje t’ia paguaj as gjiganti anglez.

Në garë për 25 vjeçarin mbesin edhe skuadrat tjera të mëdha si Chelsea, Liverpool dhe Bayern Munich. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Liverpooli e ka gjetur zëvendësuesin e Van Dijk, por Real Madridi mund t’i prishë planet e tyre

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Muller pyetet se kush është favoriti mes Leverkusenit dhe Bayernit në Ligën e Kampionëve - por ai bën lojëra fjalësh

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori