Man Utd shkatërron Old Traffordin dhe ndërton një stadium më të madh se Wembley

Një sërë mediash nga ishulli po shkruajnë se një projekt ambicioz është duke u zhvilluar për të ndërtuar një stadium të ri për Manchester Unitedin, i cili mund të strehojë deri në 100,000 spektatorë.
Ky vizion përfshin një zëvendësim të plotë, d.m.th. prishja e Old Traffordit ekzistues, që do të rezultonte në krijimin e një “Old Trafford” të ri, modern.
Sipas The Athletic, planet mund të shpallen sot (e martë). Sir Jim Ratcliffe, pronari minoren i United, ishte një figurë kyçe në drejtimin e kësaj ideje, e cila njihet si “Wembley of the North”.
Projekti i ndërtimit të stadiumit të ri pritet të kushtojë rreth dy miliardë euro. Ratcliffe siguroi mbështetjen e qeverisë në janar, i cili konsiderohet një moment kyç në zhvillimin e projektit.
Sipas vlerësimeve, rinovimi kompleks i Trafford Park mund të nxisë ekonominë britanike deri në 7.3 miliardë funte. Kompleksi i ri do të përfshijë një qendër të madhe transporti, hapësira për sport, strehim, argëtim, biznes dhe një kampus arsimor.
Ish-kapiteni i United në task forcë
Task-forca, e përbërë nga ish-kapiteni i United, Gary Neville, kryebashkiaku i Mançesterit, Andy Burnham dhe drejtuesja e Këshillit të Traffordit, Sara Todd, planifikon të riformësojë zonën për të krijuar më shumë se 90,000 vende pune.
“Ndërtimi i një stadiumi të klasit botëror mund të jetë gjithashtu katalizator për një rigjenerim të madh të zonës së Mançesterit të Madh, i cili kërkon investime të reja. Nëse ne punojmë së bashku, ekziston një mundësi e vetme një herë në jetë për të krijuar një projekt historik rreth Old Trafford, me të cilin mund të krenohet i gjithë rajoni”, ka thënë shefi ekzekutiv i United, Omar Berrada.
Old Trafford, i cili u hap në vitin 1910, ishte shtëpia e përhershme e Manchester United për më shumë se 114 vjet. Stadiumi i ri do të ishte ndërtesa më e madhe në Angli, duke tejkaluar kapacitetin e Wembley, i cili aktualisht mban 90,000 spektatorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Donnarumma hero në “Anfield” – PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve – Mbappe stërvitet ndaras

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Gjendet një 'zbraztësi shokuese' në kontratën e Jadon Sanchos që ndryshon gjithçka për Man Utd dhe Chelsean

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët