LAJMI I FUNDIT:

Man Utd dhe Tottenham në garë për Brozovicin

Man Utd dhe Tottenham në garë për Brozovicin

Tottenham Hotspur dhe Manchester United thuhet se janë të interesuar për Marcelo Brozovic, i cili dëshiron 6 milionë euro në vit për të zgjatur kontratën e tij me Interin.

Brozovic sheh që kontratën e tij teksa skadon në fund të sezonit dhe sipas gazetës La Gazzetta dello Sport, ai ka kërkuar një rritje page për të zgjatur qëndrimin e tij në Giuseppe Meazza.

28-vjeçari është në një marrëveshje prej 4.2 milionë eurosh në vit dhe thuhet se dëshiron një pagë të re prej 6 milionë eurosh në vit për të vendosur lapsin në letër për një marrëveshje të re me kampionët e Serie A.


Interi përgatit marrëveshje të re për Brozovicin
Lexo po ashtu Interi përgatit marrëveshje të re për Brozovicin

Verën e kaluar, Paris Saint-Germain dhe Interi negociuan mbi një marrëveshje të mundshme shkëmbimi që përfshinte reprezentuesin kroat dhe Leandro Paredes, por nuk ishin në gjendje të arrinin një marrëveshje.

Sipas La Gazzetta dello Sport, gjigantët e Ligue 1 janë ende duke monitoruar Brozovic dhe e njëjta gjë vlen edhe për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie, një tjetër yll i mesfushës me një kontratë në skadim.

Megjithatë, klubet angleze, Manchester Unitedi dhe Tottenhami janë gjithashtu të interesuar për Brozovic.

Drejtori i Spurs, Fabio Paratici u përpoq të nënshkruante me mesfushorin gjatë kohës së tij në Juventus dhe mbetet një admirues i 28-vjeçarit.

PSG kërkon një transferim me kosto zero, Brozovic në listën e parisienëve
Lexo po ashtu PSG kërkon një transferim me kosto zero, Brozovic në listën e parisienëve

Interi duhet të ulë faturën e tyre të pagave, kështu që nuk është e garantuar që ata do të përmbushin kërkesat e pagës së lojtarit.

Brozovic është një nga yjet e Serie A me një kontratë që skadon në qershor 2022, së bashku me Paulo Dybala, Kessie, Lorenzo Insigne, Andrea Belotti dhe Alessio Romagnoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Mikel Arteta zbulon se kush është fajtori për humbjen zhgënjyese të Arsenalit ndaj West Hamit

Premier League
Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Ligat tjera
Kalo në kategori