Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 6-0 ndaj Chelseat në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas e ka vazhduar serinë e fitore duke shkatërruar Blutë e Londrës në derbin e javës në kampionatin anglez.


Golat në këtë fitore të thellë të Cityt u shënuan nga Raheem Sterling (4', 80'), Sergio Aguero (13', 19', 56') dhe Ilkay Gundogan (25').

Nota më e lartë e ndeshjes shkoi për dyshen sulmuese Aguero-Sterling, të cilët u vlerësuan me notë maksimale 10.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin Kepa Arrizabalaga që u notua me 5.1.

Man City:

notat man city e1549821918704

Chelsea:

notat man city 1 e1549821939791

/Telegrafi/

telegrafi sport app