Manchester City ka fituar në shtëpi ndaj Newcastle Unitedit me rezultat 3-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të të Ligës Premier.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola i është kthyer fitoreve në kampionatin anglez, pasi ka mposhtur Newcastlen pas humbjes së fundit nga Liverpooli.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Sergio Aguero (34', 63', 83') për Qytetarët, ndërsa për mysafirët shënoi Jacob Murphy (67').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht shënuesi i het-trikut, Aguero, i cili u vlerësua me notën më të lartë, 10.

Aguero 2 1 Festa e Agueros pas kompletimit të het-trikut (Getty Images)

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin mysafir, Christian Atsu, i cili u notua me 5.8. /Telegrafi/ Man City:

notat city e1516476846834

Newcastle: 

notat city 1 e1516476865488

telegrafi sport app