Manchester City ka fituar në shtëpi ndaj Bournemouthit me rezultat 3-1.

Qytetarët kanë vazhduar serinë pozitive dhe janë lider të Ligës Premier pas 15 javëve, ku nuk kanë asnjë humbje deri më tani.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Bernardo Silva (16'), Raheem Sterling (57') dhe Ilkay Gundogan (79') për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Callum Wilson (44').

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Leroy Sane dhe Gundogan, të cilët u vlerësuan me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë takim shkoi për David Brooks që u notua me 5.8. /Telegrafi/ Man City:

notat man city e1543684637855

Bournemouth:

notat man city 1 e1543684668579

telegrafi sport app