Mamadou Sakho është në telashe të mëdha pasi ka krijuar një skandal në klubin e tij Montpellier.

Mbrojtësi francez është përfshirë në një përleshje të madhe në stërvitjen e klubit francez me trajnerin Michel Der Zakarian.


Gjithçka ka nisur në stërvitje kur Zakarian nuk ka bërë një faull ndaj mbrojtësit francez në një ndeshje stërvitore.

Screenshot 2 87

L'Equipe ka shkruar se Sakho u revoltua dhe është nisur për të dalë nga stërvitja, derisa trajneri armen Der Zakarian i tha se stërvitja nuk kishte përfunduar.

Kjo ka bërë që Sakho të 'çmendet' duke kapur trajnerin Der Zakarian në qafë dhe duke e përplasur në tokë.

Gjithçka u qetësua kur futbollistët tjerë dhe stafi teknik ndërhynë duke larguar mbrojtësin francez për mos të eskaluar situata.

33-vjeçari ishte i acaruar me trajnerin pasi këtë edicion ka zhvilluar vetëm një ndeshje në Ligue 1 dhe atë duke u inkuadruar gjashtë minuta nga banka rezervë. Mbrojtësin e pret një dënim i rëndë nga klubi pasi sjellja e tij është konsideruar e papranueshme. /Telegrafi/

telegrafi sport app