Malouda përfundon në Trabzon

Mesfushori francez u la jashtë ekipit të parë nga Blutë sezonin e kaluar, pasi zgjodhi t’i japë fund vitit të fundit në kontratë me klubin, në vend se të pranojë një ulje page për t’u transferuar në ndonjë klub tjetër.
Malouda ishte lidhur me një rikthim në Francë te Marseille, si edhe në Serie A te Napoli, por ai zgjodhi të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Trabzonspor.
Anësori i lëvizshëm shënoi 45 gola në 220 paraqitje në të gjitha garat për Chelsean, ku arriti nga Lyon në verën e vitit 2007.
33-vjeçari fitoi një titull të Ligës Premier, tre Kupa FA dhe një titull të Ligës së Kampionëve, gjatë karrierës së tij në Stamford Bridge. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































