Florent Malouda ka humbur një penallti, e cila po cilësohet si njëra nga më të shëmtuarat në botën e futbollit.

Sulmuesi francez nuk ishte një ekzekutues penalltish në gjashtë vite të kaluara të tij te Chelsea, pasi nuk ishte një ekzekutues i mirë.


Megjithatë, në Superligën Indiane, Malouda është një yll i skuadrës së tij dhe aty po gjuan edhe penalltitë, shkruan Telegrafi.

malouda

Por, jo gjithçka ka shkuar mirë për francezin, pasi dështoi nga pika e bardhë në ndeshjen gjysmëfinale që skuadra e tij Delhi Dynamos e zhvilloi ndaj Blasters Kerala.

malouda 1

Malouda goditi shumë lartë penalltinë, duke e gjuajtur shumë lart topin, teksa nga plot gazetarë po cilësohet si njëra nga penalltitë më të tmerrshme ndonjëherë, duke e krahasuar me goditjen e Simone Zazas ndaj Gjermanisë në Kampionatin Evropian. /Telegrafi/

telegrafi sport app