LAJMI I FUNDIT:

Mallrat serbe po zëvendësohen pas taksës 100% (Video)

Mallrat serbe po zëvendësohen pas taksës 100% (Video)
Foto: Ilustrim

Vendimi për taksen 100 ër qind nuk e ka ndryshuar gjendjen në terren. Janë njoftuar me vonese dhe malli serb ka mbetur në depot e tyre.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, sqaron taksa 100 për qind do të jetë derisa Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur.

“Vendosja e kësaj mase ka qenë akti ynë i fundit që Serbia dhe Bosnja e Hercegovina ta trajtojnë Kosovën, ashtu siç duhet”, u shpreh Shala.


Ndërkaq, qytetarët shqiptarë të Kosovës, e kanë mirëpritur lajmin për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake sipas tyre, mallrat serbe mund të zëvendësohen me lehtësi.

Por serbet e Kosovës janë të shqetësuar dhe ankohen për mungesa.

Grupi i xhirimit të Top Channel ishte në Komunën e Graçanicës.

“Nuk kemi as bukë, as qumësht, as asgjë. Ky është problem për serbët e Kosovës dhe ne nuk e kemi merituar këtë. Është e vështirë edhe për shqiptarët, edhe për serbët”, shprehen disa prej tyre.

“Kjo ndikon pozitivisht në rritjen e produkteve të vendit, si edhe rritjen e produkteve nga Shqipëria”, u shpreh Endrit Shala, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, para pak ditësh ka përsëritur qëndrimin e tij se taksa prej 100 për qind që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, do të hiqet vetëm kur Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës. /TCH /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Ekonomi
Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Ekonomi
Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Për nder të 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Horizon School organizoi një program kulturor e artistik, i realizuar me përkushtim nga nxënësit dhe stafi i shkollës.

Ekonomi
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Botë
Kalo në kategori