LAJMI I FUNDIT:

“Malli” i Shqipërisë për finalen e “Eurovisionit”

“Malli” i Shqipërisë për finalen e “Eurovisionit”
Foto: Getty Images

Sonte (e martë) mbahet nata e parë gjysmëfinale e festivalit “Eurovision 2018”.

Shqipëria garon sonte me përfaqësues këngëtarin Eugent Bushpepa, i cili konkurron me këngën “Mall”.


Kënga ka pasur një pritshmëri nga publiku, ndërsa ka marrë kritika pozitive edhe në provat e festivalit.

Shqiptarët shpresojnë që kënga “Mall” do të jetë ajo e cila do të na dërgojë në finale këtë vit, për të shuar “mallin” e natës finale të këtij festivali, të cilin Shqipëria nuk e shijon që nga viti 2015.

Shtetet që do të konkurrojnë sonte në natën e parë gjysmëfinale të "Eurovision 2018"
Lexo po ashtu Shtetet që do të konkurrojnë sonte në natën e parë gjysmëfinale të "Eurovision 2018"

Ishte Elhaida Dani e fundit, e cila dërgoi Shqipërinë në finale në vitin 2015 me këngën “I’m Alive”, ndërsa në natën finale u rendit e 17-ta.

Në vitin 2016, Shqipëria u përfaqësua nga këngëtarja Eneda Tarifa në “Eurovision” me këngën “Fairytale”, ku edhe përpos performancës së bukur, këngëtarja nuk kishte arritur të kualifikohej për në finalen e atij edicioni, i cili mbahej në Stockholm.

Të njëjtin fat ka pasur edhe këngëtarja Lindita Halimi, e cila vitin e kaluar mori përsipër përfaqësimin e Shqipërisë në “Eurovision” me këngën “World”, mirëpo ëndrra e saj mbeti vetëm në gjysmëfinale, ngase kënga e saj nuk o votua mjaftueshëm nga publiku dhe juria.

Duket se Eugent Bushpepa do të jetë shpresa e radhës për shqiptarët, të cilët kanë “mall” për konkurrimin në finalen e “Eurovisionit”, e meqë “Mall” mban titullin edhe kënga përfaqësuese, shpresojmë që ky “mall” do të shuhet.

Të gjitha lajmet nga Eurovision
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Eurovision

Eugenti mban kodin 03, dhe për ta dërguar në finale nevojiten votat e shqiptarëve nga shtetet e Evropës, të cilat janë pjesëmarrëse në “Eurovision”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Egli zgjidh litarin dhe çon gjithë grupin në dënim: Vij nga një Prime i rënduar, Rizarta: Nuk është e drejtë kjo

Magazina

"Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme", plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Magazina
Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Kim Kardashian shkëlqen në bikini gjatë një seti fotografik në Los Angeles

Magazina
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Olta magjeps me dukjen perfekte gjatë pushimeve në Kubë

Magazina
“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

“Nuk dua t’i shoh me sy”, Gjesti diskuton me Gertën për ish-banorët: S’rri këtu, dal nga shtëpia

Magazina
Kalo në kategori