LAJMI I FUNDIT:

Malishevës i shtohen edhe dy çerdhe publike me mbi 115 fëmijë

Malishevës i shtohen edhe dy çerdhe publike me mbi 115 fëmijë

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim (DAE) në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë të ditur se në shtator do hapen edhe dy institucione parashkollore me kapacitet prej mbi 115 fëmijë.

Njëra çerdhe do të hapet në Malishevë dhe tjetra në Kijevë, ndërsa shumë shpejt, do të hapet edhe çerdhja e katërt.

“Edukimi i hershëm i fëmijëve të Komunës së Malishevës, ka qenë një prej prioriteteve tona, si qeverisje komunale. Me angazhimet tona maksimale dhe me përkrahjen e pa rezervë të kryetarit, Ekrem Kastrati, e kemi bërë realitet këtë premtim. Përveç këtyre dy institucioneve të reja parashkollore, po punohet intensivisht për hapjen e çerdhes së katërt në komunën tonë”, ka bërë të ditur sot, drejtoresha e DAE në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi.


“Për qytetarët e Komunës së Malishevës, krahas lajmit të mirë, për rritjen e kapaciteteve të institucioneve parashkollore me hapjen e dy çerdheve, bashkëngjitet edhe lajmi pozitiv se në këto institucione punësohen edhe një numër i konsiderueshëm i edukatoreve, që nënkupton se gruaja në komunën tonë, konkretisht në institucione, po merr mbështetje të fuqishme, e rrjedhimisht po rritet edhe numri i të punësuarve”, ka thënë drejtoresha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorimi – formon komision të ekspertëve për procesin e rishikimit

Arsim
I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

I jepet lamtumira e fundit dy të rinjve që u vranë në Klinë, shokët veshin bluzët me fotografitë e tyre

Lajme
Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Vdekja e të riut nga Prishtina, Prokuroria jep detaje

Kronika e Zezë
Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët

Osmani: Mund ta zbatojmë njëanshëm marrëveshjen e Brukselit, me garanci nga partnerët

Lajme
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori