LAJMI I FUNDIT:

Malisheva në “hall” me rriqrat, mbi 800 persona të pickuar

Malisheva në “hall” me rriqrat, mbi 800 persona të pickuar

Me t’u ngritur temperaturat, malishevasit nisin të shqetësohen për rriqrat.

Për këtë arsye kishte filluar dezinsektimin në zonat endemike për disa javë në Malishevë.

Megjithatë, deri më tash ndihmë mjekësore kërkuan mbi 800 qytetarë të kësaj komune, të cilët janë prekur nga ethet hemoragjike.


Por drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare, tregon se asnjë rast nuk ka qenë i rënduar dhe të gjithë pacientët janë trajtuar aty.

“Të gjitha rastet të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore për heqjen e rriqërave kanë kaluar në QKMF në Malishevë në shërbimin e Urgjencës me heqje të rriqrave dhe dhënie të këshillave se si të kujdesen për shëndetin e tyre dhe nuk kemi pasë asnjë rast me simptomatologji që nënkupton që ka pasur ndonjë virus”, ka thënë drejtori i QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi.

E nga Komuna e Malishevës thonë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për tejkalimin e këtij problemi.

“Ka ndarë një buxhet të konsiderueshëm për spërkatjen selektive nga toka të zonave endemike në Komunën e Malishevës, projekt i cili veçse ka përfunduar me trajtimin e 13 zonave endemike apo sasi prej 2 mijë e 500 hektarëve”, thotë për tëvë1 zyrtari në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Halit Mazreku.

Derisa zyrtari komunal përgjegjës për këtë, thotë se kanë arritur me sukses menaxhimin e kësaj situate për shkak se asnjë pacienti nuk i është rënduar gjendja shëndetësore.

“Kjo sasi nuk është as e përafërt me kërkesat të cilat janë me nevojat për spërkatje sasi shumë e vogël duke e krahasuar territorin e Komunës së Malishevës prej 36 mijë hektarëve apo 39 zonave endemike… Deri më sot mujna me përfundu sa i përket menaxhimit jemi të kënaqur sepse deri më sot nuk kemi shënime se ka pasur raste të infektuara”, shprehet Mazreku.

Buxheti i ndarë këtë vit nga niveli lokal për spërkatje dhe dezinsektim ndaj rriqrave ka qenë afër 6 mijë euro.

Në trend Lajme

Më shumë
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori