Malisheva me dhjetë veta e mposht Llapin në “Zahir Pajaziti”

14:"Petrit Miftari
Malisheva e ka befasuar Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, duke e mposhtur me rezultat 1-0 në kuadër të javës së tretë të Superligës së Kosovës. Pjesa e parë nuk është se solli shumë raste shënimi, me të dy skuadrat që ishin të kujdesshme. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Malisheva mbeti me një futbollist më pak në fushë, pasi mesfushori Robert Mathieu Ndjigi u ndëshkua me karton të kuq.

Golin e shënoi sulmuesi Fatjon Bunjaku në minutën e 55-të, pas një asistim të Arbër Pirës për 1-0.


Nga
Telegrafi
24/08/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































