Malisheva dhe Llapi luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare

Malisheva dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Malishevasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Liman Gegaj, me fillim nga ora 15:00.
Ekipi i Bekim Isufit vjen në këtë ndeshje pas humbjes nga Ferizaj dhe synon t’i kthehet fitores për të betonuar pozitën e tretë në tabelë.
Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe synon të tretën për t’u ngjitur sa më shumë në tabelë apo për t’u larguar nga zona e rrezikshme.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Malisheva: Avdyli; Vitija, Kryeziu, Xhaka, Veliu; Ndjigi, Ferati, Brruti; Xhylani, Aliu, Hazrollaj;
Llapi: Coric; Vokrri, Useini, Rama, Bytyqi; Musolli, Namani; Gashijani, Ramadani, Veliu; Tahiri;/Telegrafi/



















































