LAJMI I FUNDIT:

Maleski: Nuk jam kandidat për president, të mos përdoret emri im në këtë kontekst

Maleski: Nuk jam kandidat për president, të mos përdoret emri im në këtë kontekst

Profesori Denko Maleski, në një deklaratë me shkrim për “Plusinfo” ka thënë se nuk është kandidat për president të shtetit dhe kërkon që emri i tij të mos përdoret në kontekst të zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

“Pas entuziazmit nga zgjidhje dekadëshe e kontestit me Greqinë dhe hapjen e rrugëve për në NATO dhe BE, kam menduar se partitë së bashku do të hapin faqe të re të historisë politike dhe do të bashkohen rreth një kandidati konsensual për president, njeri jashtë strukturave të tyre. Por, tani e kuptoj se edhe po të duan, nuk munden”.

“Logjika e çdo pushteti është të kontrollojë gjithçka, sidomos funksionin e presidentit. Gjithsesi, në disa vende, në kohë të vështira, në interes të së ardhmes, janë bërë tërheqje nga rregullat. Maqedonia nuk është në mesin e tyre”, thotë Maleski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ai shton se pushteti i tanishëm e ka trashëguar shtetin e robëruar, por nuk do të mund ta lirojë pa opozitën.

“Në kushte të ndarjes së thellë në shoqëri dhe armiqësisë së tmerrshme mes udhëheqësive të partive, nuk është e mundur për president të jetë një kandidat, i cili shumë njerëz do të donin të ishte “mbi ndarjet politike”, dhe i cili do të paraqitet në rolin e prokurorit. Thjesht nuk ka çfarë të bashkohet. Si uji me zjarrin. Ajo që do të vijojë në zgjedhjet e radhës është vetëm përsëritje e llogarive të mëhershme politike dhe ndarjeve të cilat sërish dhe sërish do ta çojnë vendin në kriza të reja”.

“Kuptohet se gjatë këtyre llogarive dhe ndarjeve me kohë, mund të lind demokraci e denjë në një shoqëri demokratike, por për këtë nuk ka garancë. Shtetet e vogla, jo vetëm që nuk kanë shumë kohë, por në marrëdhëniet ndërkombëtare lëvizin në tehun e hollë të thikës”.

“Në mungesë të çdo komunikimi me partitë dhe me ndjenjën e papërshtatshme që të bëhen mjet i manipulimit, kujtoj se nuk jam kandidat për president dhe kërkoj që emri im menjëherë të ndalohet nga përdorimi në kontekst të zgjedhjeve të radhës presidenciale”, thotë Maleski.

Ndryshe, emri i tij nëpër disa mediume është lakuar si kandidati konsensual për president të shtetit mes partive politike në pushtet BDI dhe LSDM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”

Shëndetësi
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Të dhënat e fundit nga KQZ që u përditësuan të hënën - LVV vazhdon të prijë e para

Lajme
Kalo në kategori