Esat Mala prej disa vitesh po luan me mjaftë sukses në elitën e futbollit shqiptar.

Mesfushori i talentuar nga Suhareka, ishte pjesë e Ballkanit, por iu bashkua gjigantit shqiptar Partizanit.


Falë paraqitjeve të mira ai u bë pjesë e rëndësishme e Kombëtares së Shqipërisë U21, derisa nuk kanë munguar ofertat në drejtim të tij gjatë këtyre viteve.

29598268 10211761005688343 480014232794768325 n

E ardhmja e Malës te Partizani duket në dyshim, pasi lojtari ka marrë një ofertë shumë të mirë.

Mediat turke kanë raportuar se skuadra e rikthyer në elitë, Giresunspor ka shfaqur interesim për transferimin e yllit nga Kosova.

191085401 1635975649930158 2153870365922927559 n

Giresunspor i njeh mjaftë mirë shqiptarët, pasi aty më parë kishte bërë karrierë edhe Vedat Muriqi.

Gjithsesi drejtuesit e skuadrës turke janë duke munduar ta bindin skuadrën e Partizanit për te lejuar largimin e lojtarit drejt kampionatit turk. /Telegrafi/

telegrafi sport app