Kënga “Albanian” konsiderohet si një himn anembanë globit, ku për të bashkuan forcat Etnon, Lyrical Son dhe Dj Blunt.

Kënga u ekzekutua me mijëra herë në radiot shqiptare dhe kudo ka shqipfolës ndërsa është shikuar mbi 2.2 milionë herë në YouTube.


Por, duket se autoriteteve shtetërore të Malit të Zi, pas shumë vitesh që nga sjellja në treg, u ka penguar kjo këngë dhe e kanë ndaluar të transmetohet në këtë vend.

E natyrshme është që të reagoi i pari një ndër autorët e këngës, Grenc Prelvukaj, ku ka pohuar se “Pas shumë paralajmërimeve, si duket shteti i Malit të Zi e paska urdhëruar ndalimin e transmetimit te këngës Albanian”.

Por, me kaq nuk u ndal këngëtari shqiptar, i cili u ka kërkuar një favor fanseve përmes rrjeteve sociale.

“Nëse jetoni apo jeni përkohësisht në Mal të Zi, bëjeni një video me këngë të Albanian, postojeni në Instagram dhe më bëni tagg mua”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në Instagram, Genci.

Ndryshe, ky i fundit është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

genci