LAJMI I FUNDIT:

Makinat Porsche së shpejti mund të mbështesin aplikacionet e pavarura të Google

Makinat Porsche së shpejti mund të mbështesin aplikacionet e pavarura të Google

Sipas një burimi të afërt me Porsche, kompania është në bisedime me Google për të ofruar qasje në aplikacionet e Google dhe në shërbimet e saja të sistemit të info-argëtimit.

Kjo do të jepte qasje në aplikacionet e nevojshme sikurse Maps pa pasur nevojë që ta lidhni telefonin tuaj të mençur me veturën tuaj.

Për më tepër, Porsche është gjithashtu në bisedime me kompani tjera si Apple, Tencent, Alibaba dhe Baidu për integrimin e produkteve të tyre softuerike, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.


Kjo është një lëvizje e guximshme pasi që Porsche i dha fund bashkëpunimin të saj me departamentin e kërkimit të softuerit Cariad të Volkswagen.

Kjo është gjithashtu një kthesë 180 shkallë për Porsche pasi që drejtori ekzekutiv i kompanisë më herët kishte deklaruar se nuk do të ofronin aplikacione të pavarura të Google në veturat e saj pasi që gjiganti amerikan i kërkimeve kërkon qasje në shumë të dhëna të përdoruesit.

Disa prodhues të tjerë veturash , si BMW, janë gjithashtu të kujdesshëm ndaj Google dhe ngurrojnë të japin qasje në sistemin e info-argëtimit të veturave të tyre.

Nëse kjo ndodh, mund të prisni që veturat Porsche të ofrojnë Google Assistant, Google Maps dhe ndoshta disa nga produktet e tjera të kompanisë, duke rritur ndjeshëm përvojën e përdoruesit të veturave të saj. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Vetura që humb 73 për qind të vlerës së saj pas vetëm pesë vitesh

Vetura që humb 73 për qind të vlerës së saj pas vetëm pesë vitesh

Auto
BYD ka tejkaluar Tesla: Ka një karikues që është katër herë më i shpejtë se Supercharger

BYD ka tejkaluar Tesla: Ka një karikues që është katër herë më i shpejtë se Supercharger

EVs
Një nga shenjat më të vjetra të trafikut në Gjermani - a e dini funksionin e këtij shiriti të kuq?

Një nga shenjat më të vjetra të trafikut në Gjermani - a e dini funksionin e këtij shiriti të kuq?

Auto
Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Virgin Atlantic me taksi fluturues në Britani – udhëtimi prej 80 minutash do të zvogëlohet në 8 - pasagjerët do të lëvizin me shpejtësi prej 320 km/h

Auto
Zile që parandalon përplasjen mes automjeteve dhe kafshëve

Zile që parandalon përplasjen mes automjeteve dhe kafshëve

Auto
Pamje të tjera të dëmtimit të veturave Tesla, si protestë ndaj Elon Musk - pas hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë

Pamje të tjera të dëmtimit të veturave Tesla, si protestë ndaj Elon Musk - pas hyrjes së tij në Shtëpinë e Bardhë

Auto
Kalo në kategori