Unë, Dani dhe makina e tij kaluam në vitet e ’80-ta. Në radio dëgjoja zërat e shterrur të rokerëve të pashterrshëm. E dëgjonim me kënaqësi Radio Prishtinën, ku shundi ende nuk kishte as fletëhyrje e as ID card. Me makinë shkuam te vendi kult i viteve ’80: “Gjani”. Çdo lokal në hyrje kishte fotografinë e Titos, pos “Gjanit”. Aty, në hyrje, ishte Bob Dylani… Shkrimi i mëposhtëm është shkruar nga lideri i grupit 403, ndërsa është botuar më 2002 në Javoren Politike Shqiptare – “Zëri”.
Nga: Hektor Gjurgjiali
Isha me disa shokë kur papritur, pas kushedi sa e sa kohe, cingëroi celulari (mobili) im. I çuditur jo për faktin se kush mund të jetë, por për faktin që telefonat po punojnë, u lajmërova. Pastaj, për çudinë edhe më të madhe, në anën tjetër të receptorit nuk ishte “Vala 900″ me arsyetimet e saja, por Dani (Nostradani).
“A di çka? E kam blerë një veturë speciale.” – më tha. “Urime Dan, e ishalla ia sheh hajrin. Por, pa e lagur veturën ajo nuk shkon mirë, apo jo?” – i thashë.
Dani kuptoi menjëherë që vetura duhet lagur jo me ujë, por me birra (normalisht të Pejës) dhe më tha:
”Patjetër. Bile sonte do të dalim me veturë dhe do të shëtisim në vendet më të mira të këtij qyteti. Vij kah mbrëmja e të marr, por do të maskohem dhe, kujdes, se nuk do të më njohësh fare!” – më tha.
Aty, kah mbrëmja, dola para banesës sime dhe një makinë, nga ato më të zakonshmet, ndalet para meje. Del Dani, i veshur si zakonisht, por me një palë syza dielli dhe me një kashtë në gojë.
“Çka u ba Dan?” – e pyeta.
“Jam kamufluar” – u përgjigj ai, “që të mos dallohem nga masa, sepse do të shkojmë tashti në një vend special”.
Hipëm në veturën e Danit dhe iu afruam një vendi ku shkruante “Disco”, por se si quhej lokali ma do mendja se as pronari nuk e dinte, e ndoshta as që i interesonte. Posa hymë brenda dhe u ulëm rreth tavolinës te cepi, Dani fishkëlloi një herë dhe i ngriti dy gishta lart. Fillimisht mendova se Dani po proklamon demokracinë apo fitoren, por në fakt kjo ishte porosia e dy birrave të ftohta nga kamerieri.
Kur na erdhën birrat (normalisht të Pejës dhe normalisht pa gota) i cakërruam shishet dhe i filluam muhabetet tona të zakonshme (analizat e situatave politike prej Kosovës e deri te Shtëpia e Bardhë). Gjatë bisedës, duke shikuar rreth meje, kuptova se Dani kishte të drejtë për kamuflimin që kishte bërë. Pothuaj të gjithë kishin syza dielli (në mes të natës) dhe shumica kishin nga një kashtë në gojë (apo lugë plastike të makiatos).
Por, për çudi, muzika ishte krejt ndryshe nga ajo që unë e prisja, apo që unë e njihja si disko. Ishte një muzikë kuazi-popullore me elemente kuazi-orientale dhe me volumin maksimal. Me një anë, një grup vajzash hidhnin valle si ato të dasmave, e nga ana tjetër ishin nja 4-5 djem me gota në kokë që luanin mes vete. Altoparlantët, po të kishin mundësi, me siguri do të qanin nga “gazepi”. Gjëja e vetme, racionale në atë moment, ishte pirja e shpejtë (eks) e birrave dhe largimi nga aty me shpejtësi të dritës.
Kur dolëm nga i ashtuquajturi “Disco”, Dani më propozoi të shkojmë në një “Techno-party”. Që mos t’ia prishi qejfin (sepse e kishte blerë një veturë speciale, por, fatkeqësisht, nga specialja ende nuk pamë asgjë), u pajtova. Posa hymë te “Techo-party”, aty pamë një përrallë komplet tjetër. Në binë ishin DJ Sallata (flokët i kishte si sallata jeshile) dhe DJ Turbo (se muzika i ngjante zhurmës së gjeneratorit Diesel-Turbo). E kisha përshtypjen që shumica i kishin prekur telat e rrymës me dorë, sepse flokët i kishin si pas elektroshokut.
Kërcimet më shumë më ngjasonin me disa shtangime muskulore të pakontrolluara sesa në diçka tjetër. Kishte edhe nga ata që mundoheshin të kapnin ndonjë mizë apo insekt me duar, e besa kishte edhe nga ata që hidheshin në dysheme si në plazhin e vogël të Ulqinit. Fjala e vetme që thashë në atë moment e që u prit shumë mirë edhe nga Dani, ishte: “Ik të dalim sa më shpejt nga këtu”. Dhe, thënë të drejtën, dalja jonë i ngjasonte rekordit botëror në 100 metra.
Hymë në veturë dhe ende pa folur unë, Dani më tha: “E tash, dëgjo! Kjo është makinë kohore, por e kamufluar në ‘Golf’ (diesel të kuq). Kështu që, vetëm mendo nga do të shkosh dhe thuaje vitin se aty do të jemi menjëherë”?!
Dhe, mrekullia ndodhi!!!
Unë, Dani dhe makina e tij kaluam në vitet e ’80-ta. Në radio dëgjoja zërat e shterur të rokerëve të pashtershëm. E dëgjonim me kënaqësi Radio Prishtinën, ku shundi ende nuk kishte as fletëhyrje e as ID Card. Me makinë shkuam te vendi kult i viteve ‘80: “Gjani”. Çdo lokal në hyrje kishte fotografinë e Titos, pos “Gjanit”, natyrisht. Aty, në hyrje, ishte Bob Dylani, i portretuar nga rok-koleksionisti i madh kosovar, Faja (Faik Krasniqi), si dhe një foto e Jimy Hendrixit me të fejuarën e tij (kitaren “Fender Stratocaster”). U ulëm dhe porositëm dy birra (normalisht, gjysmëlitërshe të Pejës), të cilat, si zakonisht, në “Gjani” servohen pa gota.
Shikova përreth për të gjetur arsyen se pse ky vend ishte special dhe e gjeta. Ishin altoparlantët e “Gjanit”. Po, ata altoparlantë e bënin “Gjanin” kult vend, sepse nga to dilte muzika rok e cila rrallëkund dëgjohej. Edhe pse interneti nuk ekzistonte, muzika nga Amerika, Anglia apo vendet tjera të largëta vinte në “Gjani” më shpejt sesa kamerieri në disa lokale tjera. Nuk mbaj mend se sa birra kemi pirë (Dani insiston që numri ka qenë dyshifror), por e mbaj mend se muzikë të tillë ka kohë të gjatë që nuk e kisha dëgjuar.
“E si të kthehemi tash Dan, në vitin 2002?”, e pyeta.
“Vetëm hapi sytë dhe do të shohësh se ëndrra mbaroi”.
Kur hapa sytë dhe pashë veten me Danin në “Golf” (diesel i kuq), e pyeta se kur do të shkojmë prapë në “Gjani” të viteve ’80. Ai më tha: “Ndoshta kurrë më, se mund të ndodhë që vetura ime të prishet (me qëllim) dhe të ngelnim përgjithmonë atje”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht