Ky çmim i xhuydistes kosovare erdhi vetëm disa ditë pasi ajo u shpall Xhudistja më e Mirë në Botë nga Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos.

“Në përgjithësi, viti 2014 ka qenë vit jashtëzakonisht i suksesshëm për mua. Ka qenë viti më i suksesshëm në karrierën time. Çmimi që mora nga Fondacioni “Dritan Hoxha” do të thotë shumë për mua sepse unë në çdo garë që marr pjesë përfaqësoj gjithë shqiptarët dhe këtë e potencoj gjithmonë, e jo vetëm Kosovën, përderisa jam shpallur xhudistja më e mirë në botë.


“Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme duke marrë parasysh që në Prishtinë ka ardhur kryetari i Federatës Botërore të ma dorëzojë këtë çmim. Nëse dikush para 2 vitesh do më kishte thënë që kjo do të ndodhte, nuk do të mund ta besoja, kështu që ende nuk mund ta besoj që kjo është realitet, që kjo po më ndodh mua sepse në xhudo konkurrenca është jashtëzakonisht e fortë”, ka thënë ajo. /tch/Telegrafi/ 

telegrafi sport app