Majlinda Kelmendi operohet me sukses në ligamentin kryqëzor (Foto)

Xhuditsja kosovare, Majlinda Kelmendi ka kryer me shumë sukses operacionin e saj në ligamentin e kryqëzuar, operim i cili u krye sot (e premte).
Majlinda Kelmendi është sportistja që po bënë krenar gjithë Kosovën me sukseset e saj të njëpasnjëshme në Evropë dhe botë, duke fituar shumë medalje.
Megjithatë, në ndeshjet e fundit, xhudistja pejane nuk ka pasur paraqitje shumë të mira, por kjo ka ardhur shkaku i një lëndimi të pësuar në ligamentin kryqëzor që nuk e ka lejuar ta jap të gjithën nga vetja.
Por, ditët e vështira për Majlindën kanë kaluar, pasi trajneri i saj Driton Kuka ka njoftuar në profilin e tij në Facebook, se xhudistja pejane është operuar sot (e premte) dhe operimi i saj ka kaluar me sukses.
Kuka e ka cilësuar këtë ditë si njërën nga më të lumturat në jetën e tij, teksa nuk ka harruar t’i falënderoj edhe ata që ndihmuan operimin. /Telegrafi/ Postimi i Driton Kukës: “Për ditëlindjen time sot lajmi i mirë është që ajo që më ka ba krenar ka kalua operimin me sukses të plotë! Doktor Florini të faleminderit ty nga zemra! Sot Kampionja Olimpike dhe Xhudistja më e mirë e Planetit operoj Ligamentin Kryqëzor me sukses! Ajo të cilës ju kam frikësuar gjatë garave ajo edhe kishte ndodh,Majlinda kishte pësuar lëndim gjatë garës në Budapest! Disponimi i saj pas operimit është i mirë si në foto dhe dhëntë Zoti të tejkaloj sfidën me sukses dhe të rikuperohet sa më shpejt! Rehabilitimin do e vazhdoj në Slloveni tek njeriu që edhe herën e parë e kishte rehabilituar për gara Mitja Bračič Së bashku drejt Tokios që është caku final i Majlindës!”










































