Majlinda Kelmendi ka fituar në gjysmëfinale ndaj Andreea Chitu duke kaluar në finale të Grand Prixit të Tel Avivit në Izrael.

Xhudistja nga Peja ka fituar pa problem dy ndeshjet e para në Grand Prixin e Tel Avivit duke i fituar me ippon.


Fillimisht Majlinda mposhti në ndeshjen e parë xhudisten nga Gjeorgjia, Tetiana Levytska Shukvani.

Me këtë fitore, Kelmendi e siguroi kalimin në çerekfinale, ku edhe aty shënoi fitore pa shumë problem.

majlinda kelmendi 3 1

Në çerekfinale, xhudistja pejane u takua me Fabienne Kocher nga Zvicra, të cilën gjithashtu e mposhti gjithashtu me ippon.

Kjo fitore bëri që Majlinda të shihet arrë e fortë në përballjen gjysmëfinale me rumunen Andreea Chitu në kategorinë deri në 52 kilogramë.

majlinda kelmendi 5

ippon 2

Në gjysmëfinale, u zhvillua luftë e fortë e cila shkoi në vazhdime, dhe aty Majlinda e tregoi forcën e vërtetë duke fituar me ippon.

Në finale, Majlinda do të përballet me izraeliten Gili Cohen, e cila mposhti bashkëvendësen e tij Gefen Primo./Telegrafi/  

majlinda 222

telegrafi sport app