Majlinda flet për sukseset në të ardhmen, si e motivon vetën dhe për dashurinë e madhe që ka nga populli shqiptar

Majlinda Kelmendi edhe një herë bëri krenar të gjithë shqiptarët, pasi xhudistja nga Kosova arriti të shpallet kampione e katërfishtë në Grand Slamin e Parisit.
Në një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, ajo foli për shumë gjëra, ku nuk harroi të flet edhe për dashurinë dhe përkrahjen e madhe që ka nga populli shqiptar.
Majlinda është e lumtur për këtë fillim të mirë të vitit 2017, por ajo premtoi edhe shumë suksese tjera.
“Ndihem mirë dhe e lumtur, ishte gara e parë e fortë pas Lojërave Olimpike dhe të të them të vërtetën isha pak nervoze. Por, u ndjeva mirë, pushova pas Olimpiadës rreth tre javë dhe pastaj rifillova prapë pasi nuk dua të pushoj shumë, sepse është shumë e vështirë të rifillosh prapë dhe jam e lumtur që e kam filluar mirë këtë vit”.
“Jeni kampionia e parë botërore e Kosovës, çfarë ka ndryshuar në jetën tuaj që nga Rio? Jam heroinë në vendin tim, njerëzit më shikojnë si një shembull i mirë, si diçka që ata duhet të behën dhe kjo më bën të lumtur dhe krenare me vetën pasi nuk është e lehtë të bëhesh kampione bote dhe olimpike nga Kosova, sepse të gjithë e dimë që Kosova është një vend i vogël dhe ne kemi shumë probleme atje, por jeta ime nuk ka ndryshuar shumë që nga koha kur nuk isha shumë e famshme. Njerëzit vijnë në shtëpinë time vetëm për të më përqafuar dhe kjo është dika speciale dhe unë mund ta ndjej se njerëzit më përkrahin dhe duan”.
“Ashtu si në vitin 2013 e fillova me Parisin dhe ky është një fat i mirë për mua dhe kështu doja që të filloja mirë me Parisin dhe fatmirësisht shkoi ashtu siç e kisha planifikuar”.
“Ishe këtu më parë, por çka e bënë Parisin dhe këtë stadium kaq special? Tifozët janë special, në luftën e dytë isha ndaj francezes dhe gjithë duartrokitnin për atë dhe për mua dhe kjo nuk ndodh në shumë shtete, dhe kjo është ajo pse e dua Parisin. Ata e kuptojnë xhudon, i përkrahin gjithë xhudistët këtu dhe kjo është diçka speciale dhe e mirë. Atmosfera dhe çdo gjë tjetër është krejtësisht ndryshe nga garat tjera”.
“Cilat janë planet tuaja, çfarë do të shohin në të ardhmen dhe cili është qëllimi yt për këtë vit? Nuk e di nëse do të bëjë ndonjë garë tjetër para Evropianit, sepse dua të stërvitem mirë dhe të fokusohem për Kampionatin Evropian, por qëllimi është Kampionati Botëror dhe të fitoj prapë titullin”.
“Si e motivon vetën, si qëndron e motivuar? Jam shumë e motivuar, tash edhe më shumë, sepse e di që në çdo garë që shkoj kundërshtarët duan të më mposhtin, duan të mposhtin kampionen olimpike dhe kështu kjo më motivon dhe më bën që të stërvitem tre herë më shumë”, ka thënë Majlinda pas fitores. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

Policia e Kosovës jep detaje për përleshjen pas ndeshjes Liria - Vëllaznimi

Arsenali i bashkohet garës së fortë për transferimin e yllit të Barcelonës në verë

Liverpooli ‘fundos’ Man Cityn në Etihad, vazhdon me hapa të sigurt drejt titullit kampion

Real Madridi kthehet te fitorja – perla e Modric dhe goli i vonë i Vinicius i dhurojnë tre pikë mbretërve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë