Reperi i popullarizuar i skenës shqiptare, Kastriot Rexha i njohur me emrin artistik Majk, javë më parë anuloi një nga mbrëmjet e tij muzikore në Tetovë.

Kjo për shkak se ai u solidarizua me viktimat e prekur nga tërmetit i 26 nëntorit në Shqipëri, që shkaktoi dhjetëra të vdekur, qindra të lënduar dhe dëme të mëdha materiale.


Njëherësh, ai u premtoi fansave rikthimin në një ditë tjetër dhe se biletat e blera do jenë valide edhe për koncertin e radhës.

79786874 2433391296786358 937346345717465088 n Majk anuloi koncertin në Tetovë, në shenjë solidarizimi me viktimat e tërmetit në Shqipëri (Foto: Instagram)

Dhe duket se reperi shqiptar e ka mbajtur premtimin, pasi në datën 17 dhjetor do të performojë në Tetovë bashkë me DJ Eroll dhe DJ Nikk.

Siç ka deklaruar Majk, një pjesë e të hyrave të këtij koncerti i ka dhuruar për familjet në nevojë pas tragjedisë në shtetin amë.

79678800 2675325765849458 8549176520592064512 n Majk rikthehet me mbrëmje muzikore në Tetovë

Majk po ashtu pritet të interpretojë disa nga hitet më të mëdha të tij ndërkohë që numëron fansa të shumtë edhe në Maqedoni.

Përkundër viteve në skenë, i njëjti vazhdon të jetë ndër reperët më të kërkuar në estradë dhe shumë i pëlqyer nga publiku. /Telegrafi/