LAJMI I FUNDIT:

Majk dhe Capital T nuk mbajnë inate, por një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin (Foto)

Majk dhe Capital T nuk mbajnë inate, por një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin (Foto)

Reperët e njohur të skenës Majk dhe Capital T duket se kanë një miqësi shumë të mirë mes vete.

Në një fotografi të publikuar gjatë ditës së sotme (e hënë) në Instagram Story, Majk duket t’i ketë bërë një vizitë mikut të tij Capital T, teksa kanë konsumuar edhe nga një shisha së bashku.


Ndonëse, reperët e estradës jemi mësuar të mos i shohim në raporte shumë të mira me njëri-tjetrin, ku madje nganjëherë nuk kursejnë edhe diss-at për t’u kundërvyer mes vete, kjo mesa duket nuk vlen për Kapon dhe reperin e njohur të labelit BabaStars.

Të njëjtën fotografi, Kapo e ka publikuar edhe ai në Instagram Story pak minuta më vonë.

Përderisa kanë raporte shumë të mira mes vete, nuk është çudi që në të ardhmen t’i shohim dyshen edhe në një bashkëpunim. /Telegrafi/