Majk dëshmitar i një aksidenti në kryeqytet, jep një këshillë për shoferët

Aksidentet rrugore këtë verë në Kosovë kanë qenë më të shumta se asnjëherë tjetër.
E problemet që qojnë deri në aksidente, duket të jetë fakti që ngasësit e veturave vazhdimisht nuk respektojnë rregullat e komunikacionit.
Një gjë e tillë, duket të ketë ndodhur edhe sot në Prishtinë, ku në njërën nga udhëkryqet me semaforë, ka pasur përplasje mes disa veturave.
Në momentin që kjo ndodhi, i pranishëm në komunikacion ka qenë edhe reperi Majk, i cili nuk ka hezituar të realizojë një fotografi, të cilën më pas e ka hedhur në InstaStory.
Me gjithë dhembshurinë e shprehur për veturat e përfshira në aksident, reperi shkruan në mbishkrimin e fotografisë një këshillë që sipas tij duhet ta kenë parasysh vozitësit.

“Zoti iu ndihmoftë. Ama nuk futet në semafor në tre sekondat e fundit”, ka shkruar Majk.
I njëjti këtë verë ka qenë shumë aktive me koncerte dhe prurje muzikore, duke vazhduar të jetë ndër emrat më të kërkuar nga publiku shqiptar. /Telegrafi/
























































