Ndeshja mes Sevillas dhe Manchester Unitedit ka nisur me gol, ku protagonist për të keq ishte Harry Maguire.

Një top erdhi në këmbët e mbrojtësit anglez dhe ai në tentim për ta kthyer te portieri De Gea, por sulmuesit e Sevillas ndërprenë aksionin.


I vetëm me portierin doli En Nesyri që shënoi për 1-0.

Anglezi shpesh ka qenë i kritikuar për gafat e mëdha në mbrojtje.

Ai po luan sot pasi që Raphael Varane dhe Lisandro Martinez janë të dëmtuar. /Telegrafi/

telegrafi sport app