Stephen Curry edhe një herë e ka treguar se është një nga lojtarët më të mirë që ka njohur historia.

Ai ka treguar magjinë e tij në derbin e madh ndaj LA Clippers ku Golden State fitoi bindshëm pa ndonjë problem.


Dhe Curry në fund të pjesës së parë, në sekondën e fundit, ngriti gjithë publikun në këmbë duke ekzaltuar të pranishmit pa fund, kur nga gjysma e fushës realizoi një treshe spektakolare, shkruan Telegrafi.

Në festë të madhe ishte edhe vet lojtari, i cili e manifestoi me një shtrirje me gjoks në parket.

Curry në këtë takim realizoi 43 pikë dhe ishte afër regjistrimit të një triple double. /Telegrafi/

telegrafi sport app