E gjitha vëmendja ishte tek modelja Bella Hadid të premten (30 shtator) në Javën e Modës në Paris.
Modelja ngriti temperaturat teksa doli nudo për sfilatën e “Copernit” përpara se mbi trupin e saj të krijohej një fustan i bardhë.
25-vjeçarja fillimisht doli në pasarlenë e veshur vetëm me një palë të brendshme dhe taka të bardha përpara se të qëndronte pa lëvizur ndërsa dizajnerët filluan të punojnë.
Bukuroshja shfaqi fizikun e saj me duart e saj të mbajtura me delikatesë mbi kokën e saj, ndërsa shtresat u spërkatën ngadalë dhe krijuan një veshje të tërë.
Puna e palodhur e katër artistëv përfundimisht, rezultoi në një fustan elegant i cili përfshinte një të çarë deri në kofshë përpara se Hadid të dilte nga skena për të mbyllur shfaqjen e modës.
Momenti mahnitës u mirëprit me duartrokitje teksa publiku i mbushur me yje mbeti i mahnitur nga kjo arritje e jashtëzakonshme.
Në rreshtin e parë të audiencës së ftuar të mbushur me yje ishte shoqja e Bella-s, Kylie Jenner, e cila kapi të gjithë momentin në video.
Coperni është një markë pariziane e veshjeve dhe aksesorëve të krijuar nga Sebastien Meyer dhe Arnaud Vaillant, e themeluar në vitin 2013.
Coperni fitoi Çmimin Creative Label të ANDAM në 2014 – një njohje për potencialin krijues dhe komercial të etiketës, dhe ishte gjithashtu finalist për çmimin LVMH në 2015.
Hadid ka mahnitur në të gjithë pasarelën këtë muaj, duke u ngjitur në pistë më herët gjatë ditës për Victoria Beckham dhe duke ecur në sfilatën e modës Isabel Marant me motrën Gigi Hadid. Ajo gjithashtu u shfaq në Londër në fillim të kësaj jave për Burberry, dhe Milano dhe Neë York para kësaj.
Ndërsa Muaji i Modës po mbyllet, me shfaqjet kryesore si Valentino, Balenciaga, Louis Vuitton dhe Chanel ende që do të vijnë, ka të ngjarë që ylli të shfaqet edhe në të tjera sfilata– edhe pse sigurisht asnjë nuk do të jetë aq e paharrueshme sa kjo. /Telegrafi/