“Mafia brutale”, më këtë titull britanikja The Sun tregon historinë se si u krijuan bandat shqiptare në Britani, që sipas ekspertëve janë më të rrezikshmet.
“Lufta e Kosovës solli në brigjet e Britanisë një numër të madh njerëzish që kërkonin azil. Zyrtarët e emigracionit, të paaftë për t’u përballur me këtë fluks lejuan refugjatët të krijonin një jetë të re. Mes tyre ishin shumë shqiptarë që pretendonin të ishin kosovarë në atë që është përshkruar si “rasti më i madh i kalimit të kombësisë” në historinë e kohëve të fundit të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruan The Sun.
Sipas shkrimit, shqiptarët fillimisht u futën në “biznesin e prostitucionit”, që atëherë kontrollohej nga mafia malteze. Shumë shpejt pushtuan gjithë tregun, ndërsa në librin e tij “Kjo është Londra”, autori Ben Judah tregon disa nga historitë më të dhimbshme të torturimit të vajzave që përdoreshin si prostituta.
Paul Holmes, një ish-inspektor i policisë dhe kreu i njësisë së trafikimit seksual në Scotland Yard thotë se me futjen e shqiptarëve në lojë niveli i dhunës u rrit, aq shumë se oficerët e policisë në terren nuk kishin parë ngjarje të tilla. Sipas tij hakmarrja e shqiptarëve bëri që dhe mafia siciliane të venitej.
“Me shpejtësi në rritje ata filluan të merrnin pjesë të mëdha të biznesit të seksit në Londër, në zonat qendrore dhe periferike”, thotë Paul Holmes.
Në nëntor statistikat e lëshuara nga Agjencia Kombëtare e Krimit treguan se shqiptarët ishin përgjegjës për një rritje me 35 përqind të viktimave të trafikut njerëzor.
Sipas The Sun shumë shpejt shqiptarët u shkëputën nga prostitucioni dhe kapën tregun kaq shumë të lakmuar, atë të drogës. Në fillim me kanabis, që e mbillnin brenda apartamenteve, transmeton opinion.al.
Sipas zyrtarëve të policisë në fillim të viteve 2000 në Londër shqiptarët luftuan kundër bandave xhamajkane dhe kineze për kontrollin e tregut të paligjshëm të drogës.
“Tani ata kanë lëvizur për të depërtuar në të gjitha nivelet e tregtisë së drogës në Mbretërinë e Bashkuar, duke kapur tregun 5 miliardë paund të kokainë, madje janë të aftë që të kontrollojnë importet nga Amerika e Jugut dhe Evropa veriore”.
Dhjetëra shqiptarë janë arrestuar, ndërsa zënë vendin e dytë të shtetasve të huaj në burgjet në Mbretërinë e Bashkuar me 760 të arrestuar, 433 prej të cilëve merreshin me trafikun e kokainës.
“Ata veprojnë mbi “besën” dhe “kanunin” , ndërsa kokaina tani është më lirë për gati 30 vjet dhe pastërtia më e larta për një dekadë. Ata janë bërë partnerë me ‘Ndranghetën’ italiane dhe furnizuesit e Amerikës Latine. Shqiptarët tashmë i kanë vendosur anëtarët e tyre në disa nga portet më të mëdha të Evropës – si Roterdami dhe Antwerp – për të korruptuar zyrtarët e porteve dhe për të kontrolluar tregtinë e kokainës”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova