Presidenti francez Emmanuel Macron ndjek një strategji të rafinuar komunikimi: Me publikimin njëkohësisht të thirrjes së tij për ripërtëritjen e Evropës në 28 gazeta të përditshme, ai përcakton për dy tri ditë debatin mbi politikën evropiane. Vizionet e Macronit komentohen anë e mbanë – të paktën në radhët e evropianëve, që lexojnë gazetat. Megjithatë është me pikëpyetje, nëse ai me këtë arrin të tërheqë edhe qytetarët “e revoltuar”, të cilët në Francë mbajnë jelekët e verdhë dhe në Britaninë e Madhe valëvisin flamurin e Brexit-it.
Por të paktën ai bën një ofertë dhe shpalos objektiva ambicioze, ndërkohë që të tjerë politikanë në Evropë preferojnë më mirë të mos dalin në skenë, si kancelarja gjermane, apo të tjerë që predikojnë nacionalizmin, si kryeministri hungarez e ministri i Brendshëm italian. Në sfondin e përpjekjes kaotike të britanikëve, për t’u larguar nga unioni, presdienti francez ofron një projekt të kundërt, një “Renaissance” – Rilindje për Evropën, që sipas tij është e kërcënuar.
Propozimet janë pjesërisht të njohura, si p.sh. mbrojtja e përbashkët e kufijve të jashtëm, pjesërisht ato janë radikale, sikurse është edhe sugjerimi për orientimin e të gjithë politikës së BE-së në luftën kundër ndryshimit të klimës. Macron kërkon njëkohësisht një sërë institucionesh të reja: duke filluar që nga një agjenci jo realiste për mbrojtjen e demokracisë e deri tek një bankë investimi për klimën, e cila ndoshta mund të ketë shanse për t’u vënë në jetë. Para 18 muajsh francezi mbajti një fjalim parimor me një katalog kërkesash, prej të cilave vetëm një pjesë e vogël, si p.sh. buxheti për monedhën e përbashkët Euro, mund të realizohet me kujdes për një afat të parashikueshëm.
Emmanuel Macron e sheh veten në rolin e një mendimtari të stuhishëm. Pjesa tjetër e duos franko-gjermane, kancelarja gjermane Angela Merkel, ka rolin e një realisteje të matur, e cila i bazon vizionet tek e bëshmja. Macron, i ndodhur në vështirësi në politikën e brendëshme, nuk ka më zell të presë ndaj Merkelit. Ai imponohet në vijën e parë, ndërsa ajo me rezerva do ta pasojë. Ndonëse të dy politikanët më të rëndësishëm evropianë në janar nënshkruan “Marrëveshjen e re të Aachenit”, një nismë e përbashkët në nivel evropian, politika në praktikë në fakt gjithmonë duket disi më ndryshe.
Me thirrjen e tij, që të mbrohen firmat evropiane prej konkurrencës amerikane dhe kineze, Macron reagon ndaj proteksionizmit dhe luftërave tregtare që po ravijëzohen. Me kërkesën e tij për mbylljen e kufijve në hapësirën Shengen ndaj migrantëve dhe për një politikë më restriktive azilimi brenda BE-së, ai reagon ndaj ndjenjës së shumë evropianëve për mbrojtje, gjë që në fakt u jep krah populistëve të djathtë dhe nacionalistëve. Megjtihatë ai kërkon edhe shpërndarjen e migrantëve nëpër të gjitha shtetet e BE-së, gjë që mund të acarojë “armiqtë e tij të dashur” në Hungari e Itali.
Letra ndaj evropianeve dhe evropianëve tri javë përpara Brexit-it të mundshëm dhe dymbëdhjetë javë përpara zgjedhjeve për Parlamentin Evropian është natyrisht edhe hapje e një fushate elektorale, që Macron në mënyrë retorike po e stilizon si një çështje të fatit. Me lëvizjen e tij ai do që luftëtarët dinamikë elektoralë të karakterizojnë edhe Parlamentin në Strasburg e për këtë ai do të mobilizojë edhe forcat pro-evropiane. Është pikërisht koha, që dikush të nisë të drejtojë një luftë serioze elektrorale. Deri tani kishim vetëm ecejaket e lodhura të përballjes mes populistëve dhe liberalëve. Ndërsa tani debati mund të marrë hov.
Në fund të vitit propozimet e Macronit për reforma mund të kurorëzohen në një “Konferencë për Evropën”. Presidenti francez nuk e përjashton një ndryshim të Marrëveshjeve të BE-së. Ky është një hap mjaft i guximshëm, sepse pikërisht në Francë duhet që të vendosë populli për ndryshime rrënjësore. I nxitur prej “jelek verdhëve” protestues dhe kuotave të ulëta në elektorat, Emmanuel Macron reagon duke synuar zgjidhjen me idetë e tij. Kjo mund t’i bëj mirë Evropës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit