Presidenti francez Emmanuel Macron, ka thënë se nuk pret që negociatat mbi luftën në Ukrainë të përfundojnë për pak javë.

Ai i kërkuar Vladimir Putinit armëpushim, duke ia bërë të qartë se kjo duhet të vijë para çfarëdo dialogu – por presidenti rus ka refuzuar një propozim të tillë – duke i bërë bisedimet edhe më të vështira, transmeton Telegrafi.


Madje presidenti francez tha në një konferencë për media, se Putin po bën një gabim historik me luftën e zhvilluar kundër ukrainasve.

Macron bëri të qartë se duhet të respektohen njerëzit nga të gjitha vendet, dhe të sigurohet se asnjë komb nuk do të poshtërohet. /Telegrafi/