LAJMI I FUNDIT:

Macron mirëpret Trumpin dhe Zelenskyn në një takim të improvizuar në Paris – për çfarë diskutuan ata?

Macron mirëpret Trumpin dhe Zelenskyn në një takim të improvizuar në Paris – për çfarë diskutuan ata?

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mirëpritur Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky në Paris, për të mbajtur një takim të improvizuar në Pallatin Elysee përpara ceremonisë së hapjes së Notre Dame.

Është vizita e parë e huaj e Trump që kur u zgjodh president i SHBA-së dhe erdhi ndërsa Macron dhe liderë të tjerë evropianë po përpiqen ta bindin atë të mbajë mbështetjen për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër pushtimit të Rusisë.

Sipas zyrës së Macron, pjesë e diskutimit është edhe Ukraina edhe luftërat në Lindjen e Mesme.


Trump tha se ishte “një nder i madh” dhe foli për “marrëdhëniet e shkëlqyera” që ai dhe Macron kanë pasur, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Para se të hynin brenda, republikani tha: “Me siguri duket sikur bota po çmendet pak tani. Dhe ne do të flasim për këtë”.

Bëhet e ditur se Zelensky mbërriti në pallat rreth 45 minuta pas Trumpit.

Macron kishte planifikuar të takohej me Zelenskyn, por propozimi për një takim trepalësh u bë pak para mbërritjes së Trumpit.

“Trump u ftua si president i zgjedhur i një kombi miqësor”, tha zyra e Macron, duke shtuar: “Kjo nuk është aspak e jashtëzakonshme, ne e kemi bërë më parë”.

Ndryshe, presidenti demokrat Joe Biden ishte gjithashtu i ftuar, por nuk do të marrë pjesë.

Ndërsa zonja e parë, Jill Biden, do të përfaqësojë SHBA-në. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori