Presidenti francez, Emmanuel Macron është kritikuar ashpër për deklaratën e tij, se Evropa në konfliktin për Tajvanin nuk ka pse patjetër të vendoset në anën e SHBA-së. Kritikat vijnë nga SHBA, por edhe nga Gjermania.
“Më e keqja do të ishte të mendohej, se ne evropianët në lidhje me këtë temë do të duhet të ishim oportunistë dhe të përshtateshim me ritmin amerikan apo një mbireagim kinez”, këto ishin fjalët e presidentit francez, Emmannuel Macron që shkaktuan shumë reagime.
Macron nënkupton me këtë, që Evropa në konflikt me Kinën duhet të veprojë e mëvetësishme. Nëse kjo nuk bëhet, Europa kërcënon të bëhet vasale mes SHBA dhe Kinës. Megjithëse mund të jemi një “pol i tretë”, sipas presidentit francez, raporton dw.
Kjo deklaratë përmban një potencial shpërthyes politik, sepse SHBA-të si aleatja klasike e Evropës e shohin jashtëzakonisht me sy kritik Kinën dhe politikën e saj të jashtme. Në një kohë që Kina konsiderohet si rivalja më e fuqishme gjeopolitike e Shteteve të Bashkuara. Po kaq të ashpra ishin edhe reagimet. Senatori amerikan, Marco Rubio deklaroi në twitter, se nëse Evropa në çështjen e Tajvanit nuk kalon në anën e SHBA apo Kinës, atëherë edhe SHBA në konfliktin e Ukrainës ndoshta nuk duhet të mbajnë një anë.
Kritika në Gjermani dhe Bashkimin Evropian
Edhe nga BE e Gjermania kanë ardhur kritika. “Kush angazhohet për lirinë dhe demokracinë nuk është oportunist”, kritikoi kreu i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber. Shtetet e BE nuk do të shihin të besueshme, “nëse kërkojnë në njërën anë sovranitet për Europën dhe në anën tjetër kapin çdo lloj marrëveshje ekonomike që munden me Kinën”, tha Weber për gurpin mediatik, Bayern. “Lidershipi kinez nuk ka për t’i respektuar evropianët kështu.”
Edhe politikani për çështjet e jashtme të CDU-së, Norbert Rottgen shkroi në twitter se Macron ia doli që udhëtimin në Kinë ta kthejë në promovim për presidentin kinez, Jinping dhe në një katastrofë për politikën e jashtme të Europës. Një sulm ndaj Tajvanit bëhet më i mundur, sa më shumë që Xi beson, se Evropa në një konflikt të tillë do të qëndrojë neutrale. “Ne nuk jemi neutralë!”, shkroi Rottgen. Kurse Sekretari i Përgjithshëm i liberalëve, FDP, Bijan Djir-Sarai tha për gazetën Bild, se “pozicioni i Macron nuk është një strategji e mençur për Evropën. “Ne jetojmë në një botë të rrezikshme. SHBA dhe Evropa do të duhet të punojnë më ngushtë.”
Kurse politikani socialdemokrat për çështjet e jashtme, Metin Hakverdi tha për “Tagesspiegel”, se do ishte një “gabim i madh” nëse perëndimi do të përçahej në mënyrën se si duhet vepruar ndaj Pekinit.
“Kjo dobëson bashkësinë tonë të vlerave.” Kundrejt Kinës, perëndimi, pra Evropa dhe SHBA duhet të përpiqen të dalin të bashkuar dhe jo të përçahen”, tha ai.
Para pak ditësh Macron vizitoi Pekinin dhe u takua me presidentin kinez, Xi Jinping. Kina e konsideron Tajvanin që qeveriset në mënyrë demokratike si territorin e saj.
Të shtunën si reagim pas vizitës në SHBA të presidentes së Tajvanit, Tsai Ing-ven, Kina zhvilloi për tre ditë manovra ushtarake rreth ishullit tajvanez. Statusi i Tajvanit është një nga pikat kryesore të konfliktit mes SHBA dhe Kinës. Vëzhguesit nuk përjashtojnë, që Kina të marrë masa për të pushtuar Tajvanin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë “sa më shpejt të jetë e mundur”, beson se ‘kostoja dhe barra’ e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Trump thotë se armëpushimi duhet të vijë "sa më shpejt të jetë e mundur", beson se 'kostoja dhe barra' e sigurimit të paqes duhet të bie mbi kombet e Evropës

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania