Mac Allister ndihet ‘shumë i qetë’ mes thashethemeve për ofertën e Liverpoolit

Mesfushori i Brighton, Alexis Mac Allister ka thënë se po qëndron i qetë mes thashethemeve për një transferim të te Liverpooli.
Thuhet se Reds janë afër marrëveshjes për 60 milionë funte apo 70 milionë euro me Brighton për mesfushorin argjentinasin.
Megjithatë, mesfushori kreativ ndihet i qetës për çfarëdo lëvizje këtë verë dhe nuk do nervozohej edhe po te mbetej te Brightoni.
“Jam shumë i qetë sepse kam gjithashtu mundësinë të jem në një klub si Brighton që më shoqëroi në çdo kohë dhe në të cilin më pëlqen shumë të jem”, ka thënë fillimisht Mac Allister për Infobae.
“Nëse nuk më duhet të largohem nga klubi do të vazhdoj të jem shumë i lumtur aty, por jam i vetëdijshëm që ka mundësi për të lëvizur dhe nëse vjen një ofertë e mirë për klubin dhe për mua, ne do ta vlerësojmë atë”.
“Nuk kam asnjë dyshim se Liga Premier është liga më e mirë për të luajtur dhe kjo është arsyeja pse jam i vetëdijshëm se do të doja që klubi im i ardhshëm të ishte në Premier. Më pëlqen shumë të jem aty”.
“Objektivi është të vazhdoj të përmirësohem si person, si lojtar, për të fituar më shumë tituj. Mendoj se ky është objektivi im afatshkurtër dhe do të jetë gjithmonë, sepse unë do të jem gjithmonë i njëjti person dhe do të dua të jem pak më mirë se një ditë më parë, ndaj fokusohem shumë në këtë”.
“Nuk do të ankohem, jam 24 vjeç, jam kampion bote, luaj në një nga ligat më të mira në botë dhe ndjej se karriera ime po rritet, por ende i kam këmbët në tokë dhe unë me të vërtetë dua të përmirësohem, duke u bërë një person më i mirë dhe lojtar më i mirë çdo ditë. Do të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja”, përfundoi ylli argjentinas. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Interi synon transferimin e yllit të Manchester Unitedit

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Real Madridi me dy mungesa të mëdha ndaj Sociedadit

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania