Lyrical Son: MC Kresha është reperi më i mirë shqiptar

Lyrical Son ka qenë i ftuar në emisionin “Pushime on Top”, ku ka rrëfyer për jetën e tij, përveç muzikës, duke treguar se ka kryer punë që rrallë kush do të besonte se i ka bërë reperi i njohur.
“Unë dikur kam qenë edhe përkthyes i KFOR-it në Kosovë, ndërkohë punoj në një biznes që babai me motrën time e kanë hapur në vitin 2004”, ka thënë Festim Arifi.
Mes tjerash, ai ka rrëfyer se cilët janë miqtë e tij më të mirë në muzikë dhe raportin e veçantë me MC Kreshën.
“Unë me Kreshën, jemi më shumë se bashkëpunëtorë. Gjithçka që kemi sot në muzikë, e kemi realizuar bashkë. Ëndrrat tona të fëmijërisë i kemi bërë realitet. Ai është reperi më i mirë shqiptar”, ka deklaruar Lyrical Son, citon Top Channel.
Festim Arifi dhe Kreshnik Fazliu janë autorë të shumë hiteve, si të realizuara me njëri-tjetrin, solo apo me bashkëpunëtorë të tjerë.
Së fundmi, ata kanë sjellë këngën më të re me titull “Mafia Shqip” që është pritur shumë mirë nga fansat e dy reperëve.
Videoja muzikore kësaj kënge ka kaluar shifrën prej një milion shikimesh në YouTube, një javë pas lansimit. /TCH/Telegrafi/






























































