Lyon dëshiron ta shesë yllin shqiptar, Xherdan Shaqirin, vetëm katër muaj pas nënshkrimit të tij nga Liverpooli.

Skuadra franceze e solli Shaqirin në klub në muajin gusht, duke i paguar 9.5 milionë funte Liverpoolit për nënshkrimin e mesfushorit të gjithanshëm sulmues.


Megjithatë, reprezentuesi zviceran nuk ka arritur ta gjej formën më të mirë te klubi nga Ligue 1.

Xherdan Shaqiri 5

Sipas mediumit L'Equipe, Lyoni dëshiron të largojë Shaqirin pas vetëm 13 ndeshjeve me ngjyrat e klubit të tyre.

Forma e tij jo e qëndrueshme dhe vetëm një gol me fanellën e tyre ka bërë Lyonin të vendos se janë të gatshëm ta lënë atë të largohet.

xherdan shaqiri 1

Njëra nga arsyet e largimit të Shaqirit është edhe paga e lartë, pasi gjilanasi nënshkroi kontratë trevjeçare deri në vitin 2024 me vlerë 300 mijë funte në muaj.

Duke pasur parasysh çështjet financiare të klubit, transferimi i tij mund të jetë një lëvizje e kujdesshme për skuadrën e Peter Bosz. /Telegrafi/

telegrafi sport app