LAJMI I FUNDIT:

LVV: Qeveri pa planifikim për fillimin e procesit mësimor

LVV: Qeveri pa planifikim për fillimin e procesit mësimor

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Qeveria Hoti është pa planifikim për fillimin e vitit të ri shkollor.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, në një konferencë për media ka thënë se mësimi nuk ka filluar në kohë jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për shkak të paaftësisë së Qeverisë, transmeton Telegrafi.

“Kjo qeverisje kishte disa muaj kohë që të përgatitej për fillimin e vitit të ri shkollor, dhe na njoftoi për shtyrje vetëm disa ditë para 1 shtatorit. Qasja jo serioze është një ndër mënyrat e komunikimit të kësaj qeverie, e listojmë në mesin e shumë dështimeve edhe mos fillimin e vitit të ri shkollor në kohë. Kjo Qeveri nuk ka prioritet arsimin”, ka thënë ai.


Deputeti i LVV-së, Fitim Uka

Uka ka thënë se Qeveria ka mundur të bëjë një analizë të detajuar në secilën shkollë, por nuk ia kanë arritur ta bëjnë përveç vizitës në disa shkolla të Prishtinës.

“E kishim të qartë së këta nuk do ta fillonin mësimin në kohë”, tha ai.

Deputeti shtoi më tej se Qeveria nuk e ka në fokus shëndetin e qytetarëve, por vetëm kompromise të dhimbshme me Serbinë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Mandl në një linjë me kongresistin amerikan: Kosova nuk do të zhduket, është shembull i bashkëjetesës në Evropë

Lajme
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës në ndarjen e mandateve

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme
Kalo në kategori